Deputetja Musliu mban takim në Skenderaj për projektin “Qendra dhe Deputetja”

19:56 | 5 Nëntor 2015
M. A.

Ka tri javë që deputetja Ganimete Musliu së bashku me Qendrën Rinore Publike në Skenderaj kanë iniciuar projektin “Qendra dhe Deputetja”.

Tanimë në Skenderaj së paku një herë në javë për se paku dy orë mund ta takosh dikë nga institucionet qendrore te Republikës së Kosovës.

Mysafirët nga Prishtina janë bërë pjesë e projektit Qendra dhe Deputeti/ja ku qëllimi I këtij projekti është që përmes debateve të sillen përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës pranë qytetarëve të Skenderajt, për të parë më afër sfidat dhe vështirësitë me te cilat ballafaqohen qytetarët e Skenderajt.

Ne javën e parë u trajtua tema “Roli I Gruas në shoqëri sfidat dhe mundësitë” ku te ftuara ne panel ishin deputetja Flora Brovina dhe drejtoresha e Administratës Publike në Skenderaj Alberta Gjinovci.

Java e dytë ishte rezervuar për ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Shala dhe drejtorin e Kulturës në Skenderaj Hajriz Koci, ndërsa u debatua për gjendjen e sportisteve, artistëve dhe të rinjve ne Skenderaj.

Ndërsa sot në javën e tretë vendet ne panel i zunë ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami dhe drejtori i Drejtorisë se Arsimit në Skenderaj Jashar Lushtaku ku u përgjigjën në shumë pyetje që kanë të bëjnë me arsimin në përgjithësi e me theks te veçantë për gjendjen e arsimit në Skenderaj.

Qytetarët e Skenderajt e kanë mirëpritur këtë iniciative dhe numër i madh i tyre po merr pjesë në këto debate për të bashkëbiseduar me të ftuarit për të bërë pyetje, për të dhënë ide dhe për të kontribuar në jetën shoqërore në Skenderaj.

Debatet po udhëhiqen drejtpërdrejt nga deputetja Musliu e cila kërkon nga qytetarët që të mos hezitojnë të bëjnë pyetje për krejt çka u intereson dhe të mos hezitojnë për ta dhënë opinionin e tyre për çdo temë që po trajtohet.

Shpërndaje në rrjete sociale