Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën konstituive, duke shënuar formalisht fillimin e legjislaturës së nëntë, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.
Sala Jashari, deputetja më e re nga Partia Demokratike në Kuvendin e Kosovës e gatshme për të udhëhequr seancën konstituive.
Deputetët e rinj të Partisë Demokratike të Kosovës janë parë të jenë ulur të parët në ulëset e Kuvendit, derisa ata të partive tjera s’kanë ardhur ende.
Deputetja më e re, Sala Jashari ka zënë karrigen ku edhe pritet të udhëheqë seancën konstituive.
Në këtë seancë pritet të votohet Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarët.
Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka bërë të ditur emrin e kandidatit për kryeparlamentar./Arbresh.info


Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...