Teuta Haxhiu, deputete e AAK-së, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se vota e deputetit Haxhi Shala nuk ishte vendimtare për Qeverinë Hoti.
Ajo thotë se nuk është mirë që dikush të bindet në momentet e fundit për t’ia dhënë votën dikujt, pasi sipas saj, Shala ka pasur mjaftueshëm kohë për të menduar për këtë çështje.

“Secili deputet që bindet në momentet e fundit për mua nuk është mirë. Nëse cilido deputet nuk e ka bindur veten që atë ditë kur është rrëzuar Qeveria Kurti se do të vijë një qeveri tjetër dhe e kemi pasur të ditur se ajo qeveri nuk do të udhëhiqet nga LDK-ja dhe qysh atëherë është dashur ta mendojë dhe ta bindë veten deri më sot. Konsideroj se diskutimet që mund të kenë deputetët e secilit subjekt janë çështje e brendshme e tyre dhe në suaza të kësaj e kisha lënë Shalën. Megjithatë, nuk do të thosha se vota e tij është vendimtare, pasi është një”, ka thënë Haxhiu./koha.net/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit