Deputetja britanike dhe njëherit kryetarja e komisionit për politikë të jashtme e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka njoftuar për takimin e djeshëm që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pati me kryeministrin britanik, Rishi Sunak në Komunitetin Politik Evropian.
Sipas një postimi në rrjetin social Twitter, Kearns ka shkruar se Britania e Madhe ishte një nga vendet e para që njohën pavarësinë e Kosovës.
“E kënaqur të shikojë Rishi Sunak dhe presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani t’i takoj në Komunitetin Politik Evropian. Ne ishim një nga vendet e para që njohëm pavarësinë e Kosovës dhe si mik i Kosovës duhet të përqafojmë rolin tonë të vazhdueshëm si paqeruajtës në të gjitha forumet”, ka shkruar Kearns.
Turqia miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve social...
Forcohet koordinimi doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca