Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shkruar pas vizitës së saj në Kosovë duke treguar rreth takimeve të zhvilluara.
Në mesin e vizitave të shumta, Kearns ka vizituar edhe familjen e heroit, Afrim Bunjkau, i cili humbi jetën në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, shkruan Arbresh.info.
Ajo tha se shkoi për t’u shprehur ngushëllime familjarëve teksa tha se u ndje e nderuar nga mikpritja.
”U nderova nga familja e Afrim Bunjakut, policit të vrarë nga terroristët e 24 shtatorit. Me dashamirësi më ftuan në shtëpinë e tyre që të shpreh ngushëllimet e mia. Fjalët e mia nuk mund t’ua largojnë kurrë dhimbjen, por Afrimi shpëtoi jetë atë ditë dhe unë doja ta nderoja”, ka shkruar Kearns në platformën “X”.
Ajo ka shkruar edhe për takimin që e ka pasur me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, ministrin Xhelal Sveçla, e aktivistë të shoqërisë civile./Arbresh.info/
5/ I was honoured by the family of Afrim Bunjaku, the police officer murdered by Sept 24th terrorists, who kindly invited me to their home so I could give my condolences.
My words could never take away their pain, but Afrim saved lives that day and I wanted to pay my respects. pic.twitter.com/lJwfNQo1Z8
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) October 23, 2023
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran