Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur të votohet Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në mungesë të kuorumit. Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj.
Nitaj ka shkruar në Facebook se është për keqardhje që nuk ka kaluar ky projektligj, duke i fajësuar kështu LDK’në e Vetëvendosjen, e duke i krahasuar këto dy parti me Listën Srpska.
“Është për keqardhje që as sot nuk arriti të kalojë Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”! Mungonin deputetët e LDK-së dhe VV-së! Natyrisht votimin e Listës Serbe as që e kemi pritur”, ka shkruar Nitaj./arbresh.info/
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...