Deputeti rumun Iulian Bulai, tha se e përkrah anëtarësimin e Kosovës dhe se pret që Kosova t’i përmbushë obligimet që vijnë me anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Lufta jonë nuk është për shtetet, por për të drejtat e individëve. Ne po mbrojmë të drejtat e individëve, jo të shteteve dhe etnive. Vendimi i sotëm do të thotë më shumë të drejta për mbi 1.6 milion njerëz, plagët e të cilëve ende po shërohen dhe janë të obliguar të krijojnë një të ardhme të përbashkët. Kosova është gati dhe meriton të pranohet në Këshillin e Evropës, por duhet të sigurojë një mbrojtje të duhur për komunitetin serb”, tha Bulai si përfaqësues i grupit, Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës
“Vendimi i sotëm është pikë fillimi dhe presim nga Kosova të përmbushë të gjitha reformat e dakorduara dhe angazhimet ndërkombëtare të saj. Kosova është e gatshme dhe meriton të hyjë në Këshillin e Europës”, shtoi ai./rtk
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...