Deputeti Ramiz Kelmendi paraqitet para gjykatës

09:38 | 12 Nëntor 2018
M. A.

Nën akuzat për vjedhje të rrymës, ka dal sot para Gjykatës në Prishtinë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi.

Kjo seancë pritet të mbahet pas dy dështimeve më radhë.

Herën e parë dështoi për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të Ramiz Kelmendit ndërsa herën e fundit si pasojë e mungesës së paarsyetuar te prokurorit të çështjes.

Deputeti Kelmendi akuzohet se më qëllim të përvetësimit të sendeve të huaja të luajtshme që vetit t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme nga data e pavërtetuar e deri më 30 qershor 2011, kompania “Elkos”, në Fushë-Kosovë, e cila është pronë e tij, i kanë shkaktuar dëm KEK- ut në vlerë prej 22.801.19 euro./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale