Deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri ka dalë kundër vendimit të fundit të Qeverisë për rritjen e pagave.
“Si deputet i Parlamentit të Kosovës, jam kundër rritjes se pagave për Qeveritarët, apo edhe për 700 zyrtarë të tjerë”, ka shkruar deputeti Tahiri.
Ai ka thënë se të njëjtën gjë do ta thoshte për secilin kryeministër nesër.
“Dikush mund të thotë se Labinot Tahiri, qenka kundër Kryeministrit. Jo, nuk jam kundër kryeministri, por se pëlqej këtë kushdo qoftë edhe nesër kryeministër. Dmth nuk e përkrahi”, ka shkruar tutje ai.
Tahiri i ka krahasuar pagat e qeveritarëve dhe ato të kirurgëve.
“Nuk është e drejtë, kur një kirurg të operojë 40 raste në muaj e të marrë rrogën 600 euro, ndërsa shumë nga ne marrim ato që si meritojmë”, ka vlerësuar ai.
“Unë jam pa dyshim çdo ditë për t’ua rritur pagat mjekëve dhe çdo njeriu që ka të veshur mantelin e bardhë”, ka shkruar tutje ai.
Sipas tij, shëndetësia te ne është më e varfra në rajon, duke thënë se qytetarët e kanë humbur besimin.
“E di fort mirë këtë mosbesim të qytetarëve, sepse me mijëra raste kanë kërkuar ndihmë për shërim ne vendet të tjera..!”, ka precizuar deputeti Tahiri.
“Po ashtu, mjekët, kur ata kanë protestë, unë si deputet do t’i përkrahi, aq kam mundësi”, ka përfunduar ai.
Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi...
Nesër varroset fëmija që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...
“E çojke vala djalin, ma dha Zoti fuqinë”, flet personi që e...
Komuna e Prishtinës hap konkurs për projektimin e Memorialit...
Ilir Meta ankimon serish masën e sigurisë, kërkon lirinë në ...