Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj njihet si një biznesmen i suksesshëm i vendit tonë.
Dreshaj, duket se jo gjithmonë ka ‘fat’, sa i përket tregëtisë. Së fundmi, i njëjti pretendon se është mashtruar nga një shitës ambulant, shkruan Indeksonline.
Disa perime, Dreshajt i kanë kushtuar hiç më pak se 78 euro.
“Nuk është me rëndësi vlera e paguar, sa është për keqardhje që kaq shumë vite pas lufte, e shtetësie, ende marketet tona paguajnë pa kupona fiskalë, pa çmime të produkteve e pa dhënie llogarie tek blerësi. E kam fituar bindjen se shumë shitës në Kosovë caktojnë shumën e produkteve në bazë të dukjes së veturave apo tabelave të regjistrimit që kanë”, ka shkruar mes tjerash ai në llogarinë e tij në Facebook.
Dreshaj ka edhe një kërkesë kundrejt ministrit Endrit Shala.
“I bëj thirrje ministrit Endrit Shala që të ndërmerrë masa dhe në të gjitha tregjet e Kosovës dhe shitjeve ambulantive të vendosen çmimet e produkteve sepse kështu respektohet konsumatori dhe shteti”, ka shkruar tutje ai.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Besoni apo jo, këto perime të blera sot në Pejë, tek një shitës ambulant më kanë kushtuar plot 78 euro.
Nuk është me rëndësi vlera e paguar, sa është për keqardhje që kaq shumë vite pas lufte, e shtetësie, ende marketet tona paguajnë pa kupona fiskalë, pa çmime të produkteve e pa dhënie llogarie tek blerësi.
E kam fituar bindjen se shumë shitës në Kosovë caktojnë shumën e produkteve në bazë të dukjes së veturave apo tabelave të regjistrimit që kanë.
I bëj thirrje ministrit Endrit Shala që të ndërmerrë masa dhe në të gjitha tregjet e Kosovës dhe shitjeve ambulantive të vendosen çmimet e produkteve sepse kështu respektohet konsumatori dhe shteti.
G.D
Parashikimi i motit për sot
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...