Deputeti nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli, ka kërkuar shkarkimin e bordit të ZRRE-së, ku sipas tij, vendimi që qytetarët e Kosovës të paguajnë energjinë elektrike edhe për banorët e veriut është skandaloz dhe papërgjegjësi e institucioneve energjetike.
Ai ka kërkuar që menjëherë qytetarëve t’u kthehen paratë e paguara deri me sot./Arbresh.info/
Postimi i plotë i Islam Pacollit:
Qytetare te Republikes tone
Javen e kaluar e kam thene shume qarte ne Kuvendin e Kosoves se pagesat e fryera te energjise, me te cilat jane ngarkuar qytetaret duke paguar keshtu rrymen edhe per banoret e veriut te shtetit jo vetem qe eshte skandaloze por flet qarte per papergjegjesi te instancave energjetike. Fryerja e faturave eshte veper penale dhe besoj se gjyqesia do te duhej te merrej seriozisht me kete shkelje te rende. E kam thene javen e kaluar dhe me duhet ta ritheksoj edhe njehere se duhet te shkarkohet Bordi i ZRRE dhe se per kete situate duhet te pergjigjen para drejtesise te gjithe ata qe kane qene te perfshire ne kete vendimarrje te demshme. Fryerja e faturave veçmas ne kete gjendje te rende ekonomike ne te cilen eshte vendi dhe edhe qyetaret eshte shqetesim i madh. Menjehere dhe pa humbur kohe kerkoj qe qytetareve t’u kthehen parate. Une si deputet i Kuvendit ne secilin rast do te ngriti zerin per çdo problem dhe shqetesim qe i rendon qytetaret.
Ju ftoj te ndiqni fjalimin tim ne Kuvendin e Kosoves!
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...