Visar Korenica, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që t’i ofrohet qasje në dokumente publike, saktësisht shpenzimet e dedikuara për rezervat shtetërore për periudhën 2021-2023.
Kërkesa e tij vjen pas raportimeve në media se kjo ministri ka paguar rezervat shtetërore, por se malli nuk ka ardhur. Korenica ka kërkuar qasje në pagesat e kryera dhe konfirmim të pranimit të sasisë së grurit, vajit dhe sheqerit.
“Në rast se dokumenti-tet në fjalë përmbajnë të dhëna personale të mbrojtura me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ju lusim që të njëjtat t’i mbuloni. Në çdo rast, unë zoohem se ato të dhëna do t’i ruaj dhe do t’i përdor conform ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, thuhet në kërkesë.

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...