Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se duhet një hetim ndërkombëtar për rastin e fundit që ka ndodhur në Serbi, ku fillimisht është vrarë një polic dhe më pas edhe Faton Hajrizi.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka shkruar se një hetim të tillë do të duhej ta bënte ndonjë strukturë policore si FBI apo Scotland Yard.
“Ajo çfarë kërkoi ministrja Haxhiu është përveçse e drejtë edhe shumë e nevojshme. Duhet një hetim ndërkombëtar për rastin e fundit që ndodhi në Serbi me vrasjen e Policit pastaj edhe të Faton Hajrizit. Këtë hetim do të ishte mirë ta bënte një strukturë policore ndërkombëtare siç mund të jetë FBI, Scotland Yard e të tilla të kësaj kategorie”, tha Abrashi./Arbresh.info
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave