Deputeti i VV-së, Visar Korenica është shprehur i pakënaqur me qeverisjen e deritanishme.
Ai ka folur për pagat e ulëta dhe fenomenin e mërgimit të qytetarëve në mënyrë të vazhdueshme drejt Evropës.
Korenica ka thënë se po ta kishte pagën 500 euro, nga Kosova do të ikte edhe ai.
“Unë jam në pozicionin e deputetit, unë nuk kisha nejtë në Kosovë me 500 euro, kisha kërku me dalë jashtë”, ka thënë Korenica në T7.
Ai ka deklaruar se nuk e njeh dikënd që kërkon ta lëshojë Kosovën pa arsye të forta.
“Unë nuk e njoh dikënd që kërkon të ikë nga Kosova pa arsye”, ka thënë deputeti.
Korenica ka thënë se qeveria e VV-së nuk duhet të krahasohet me qeveritë paraprake, në mënyrë që të prodhojë rezultate pozitive.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja