Deputeti i VV-së: Nuk do të bëjmë mrekulli, po nga sot merr fund shkatërrimi i parasë publike

11:53 | 2 Shkurt 2020
A Z

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka thënë se pushtetet e mëparshme kanë shkatërruar paranë publike, por se kulimi i saj ka ardhur në Qeverinë Haradinaj.

Ai tha se me gjithë këto veprime kanë turpëruar rininë e Kosovës, por se me sot do të vjen një ndryshim i ri që do t’i jep fund të gjitha këtyrave.

“Mashtrimet, abuzimet e shpërndarja e pasurisë së qytetarëve për grupe të ngushta të interesit brenda partive deri sot në pushtet, kishin nisur në Janarin e 2008’ës, por kulmin e arritën në Qeverinë Haradinaj. Çdo ditë i riu i Kosovës, dëgjonte për vendime që ja rrisnin pagën vetës kundërligjshëm, rritjen në 21 të numrit të ministrive, emërimin e afër 90 zv. ministrave që turpëruan vendin dhe shkatërruan autoritetin e shërbyesit publik, dualizimin institucional me emërimin e çmendur të koordinatorëve, shpërndarjen e buxhetit pa bazë ligjore, pa strategji e as pa kurrfarë politike publike, shpenzime luksi në stil të kumarxhinjve, punësuan me lista të dasmave familjare”.

“Ata shkatërruan imazhin ndërkombëtar të vendit, zvogëluan besimin e partnerëve ndërkombëtarë u vunë fund e krye kundër të rinjve të ditur e të shkolluar mirë, i bënë shumë zullum Kosovës. Nga sot, nuk fillon mrekullia në Kosovë. Ama nga sot, asgjë e asnjë nga ato që i kemi pa për këto vite, nuk do t’i shohim më. Kosovën do ta qeverisë një bllok politik e një lidership i kulturuar, i dijshëm, i integruar në dijet e arritjet e botës së qytetëruar. Do të kemi një qeveri shtetndërtuese që u shërben të gjithëve. Urime”.

Shpërndaje në rrjete sociale