Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar lidhur me deklaratat e Vjosa Osmanit për dialogun Kosovë–Serbi dhe raportet me aleatët ndërkombëtarë.
Në një postim publik, Rrustemi ka pyetur pse presidentja Vjosa Osmani ka përdorur deklarata të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, përfshirë edhe akuzat se ai po rrezikon aleancat ndërkombëtare
Sipas tij, qëndrimet e forta në dialog dhe moskompromisi për veriun kanë qenë arsyeja e këtyre deklarimeve, duke lënë të kuptohet se debati politik po lidhet me qasjen ndaj procesit të dialogut dhe sigurisë në veri të vendit.
Postimi i plotë:
Nese dialogu nuk ka qenë dhe nuk është pika më e fortë e Kurtit, atëherë pse pati nevojë presidentja të bëhej “gardiane” e mbrojtjes së miqësisë me miqtë? Apo pse pati nevojë që ajo të thoshte se Kurti po luan bixhoz me aleancat? Këto deklarime erdhën direkt si rezultat i qëndrimit të fortë në dialog dhe moskompromisit me shtrirjen e rendit në veri.
Apo ndoshta vetë presidentja do të duhej të mendonte dy herë kur i tha këto fjalë./Arbresh.info
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...
Llapi – Ferizaj, publikohen formacionet zyrtare
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...
Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë