Oleksiy Goncharenko, deputet në Parlamentin e Ukrainës, ka bërë disa komente në lidhje me situatën në veri të Kosovës, duke thënë se nëse Serbia pushton Kosovën, Ukraina duhet të mbrojë Kosovarët.
”Ukraina është gati të veprojë me trupat tona në terren. Rusia po përpiqet të nisë një luftë agresive. Pikërisht sipas metodës së Putinit. Siç thashë, Serbia është kali trojan i Putinit në Evropë. Lufta kudo në botë është e tmerrshme”, ka shkruar Goncharenko në Twitter.
Komentet e deputetit ukrainas vijnë pasi serbët lokalë kanë vënë barrikada në Zupqë dhe Rudar, gjë që ka detyruar Policinë e Kosovës të ndaloj qarkullimin e automjeteve në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak./arbresh.info/
If Serbia invades #Kosovo, we should defend the Kosovars. ?? is ready to act with our troops on the ground. ?? is trying to start an aggressive war. Precisely according to Putin’s method. As I said, #Serbia is Putin’s Trojan horse in Europe. War anywhere in the world is terrible.
— Oleksiy Goncharenko (@GoncharenkoUa) July 31, 2022
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...
`Diella` fiton çmimin e parë për përdorimin e inteligjencës ...
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut