Deputeti i pavarur, Fisnik Ismaili, përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka reaguar ndaj deklaratës së Prorektores Luljeta Pula-Krasniqi se ngacmimet po ndodhin edhe për shkak të veshjeve provokative të studenteve, shkruan arbresh.info.
Ai ka shkruar se ngacmimet ndodhin veç pse burrat i shohin gratë si objekte.
Postimi i tij i plotë në facebook:
“A jam në andërr, a nime e ka kjo?
Me këtë mendësi, gratë nuk po u dashka as në shkollë me shkue, as në rrugë me dalë!
Nëse ky është nime problemi, zgjidhet lehtë me kod të veshjes, por nuk është ky problemi, jo. Problemi është te mendësia. Te frustrimi i smuet i plot burrave, që i shndërron gratë në objekte. Te mënyra qysh ato sot trajtohen në shoqëri. Problemi është edhe te ato gratë që përnime mendojnë sikur kjo!
Masnej, pse s’po na jepin vizat? Po kush të pranon me këto mend në botën e qytetnueme, o hej? Hajt, kush?”, ka shkruar Ismaili në facëbook./arbresh.info/.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...