Forca e Sigurisë së Kosovës shumë shpejt do të futet në procesin e transformimit e saj në Forcë të Armatosur. Përfaqësuesit qeveritar vlerësojnë se pengesat e deritashme në këtë proces do të largohen.
Deputeti nga radhët e PDK-së, Fadil Beka është shprehur optimist se Kuvendi i Kosovës shumë shpejt do të jap dritën jeshile për këtë çështje.
Madje, Beka, i cili njëherësh është edhe anëtar i Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, shpreson se reflektim do të ketë edhe nga deputetët e Listës Srpska, të cilët më parë kishin qenë kategorik kundër transformimit të FSK-së në FAK.
“Ushtria duhet te behet përmes ndryshimeve kushtetuese,besoj qe edhe lista ka me reflektu,qe do të thotë se edhe ata do të votojnë ndryshimet kushtetuese për formimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë ai për “Indeksonline”.
Ndryshe, ditë më parë ndihmës/Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Wess Mitchell deklaroi se askush s’mund t’i vendosë veto transformimit të FSK-së në FAK.
“Kosova ka të drejtë të formojë forcat e saj profesionale që do të merreshin me sigurinë dhe në të cilat do të përfshiheshin edhe serbët e Kosovës dhe në vazhdojmë të themi se askush nuk mund të vërë veto dhe të pengojë Kosovën që të zhvillojë strukturat e tilla”, tha ai.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...