Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri po merr pjesë në sesionin e IV-të të rregull të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasbourg.
Me këtë rast, Beqiri ka zhvilluar takime me lider të ndryshëm gjerman, ku ka folur për situatën politike dhe institucionale në Kosovë, ka shkruar Beqiri në facebook.
Shkrimi i plotë:
Këto ditë po mbahet sesioni i IV-të i rregullt i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasbourg.
U takova me Dr. Andreas Nick, Deputet i CDU-së në Bundestangun Gjerman dhe Shef i Delegacionit Gjerman në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe z.Jurgen Hardt Deputet i kësaj partie, gjatë punimeve në Grupin politikë të Partive popullore Evropiane(EPP).
Biseduam për situatën aktuale politike dhe Institucionale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK.
E falenderova për përkrahjen e vazhdueshme të Shtetit mik dhe qytetarëve gjerman për Republikën e Kosovës, me theks të veçant të Kancelares znj. Angela Merkel.
Po ashtu po marrim pjesë edhe në seancat e Asamblesë Parlamentare dhe Komitetet e ndryshme të Asamblesë.
I.Beqiri/arbresh.info/


Ministri i Maqedonci: FSK po forcohet me përfshirje dhe bara...
“Punët e Shqipërisë”, Rama me pensionistët: 5-fishojmë pensi...
Me 90 vota për, miratohet Rezoluta për mbrojtjen e së vërtet...
Rezoluta për çmimet e naftës nuk miratohet, deputetët e Vetë...
Izraeli kërkon bisedime me Libanin, paralajmërohet rrezik pë...
Miratohet propozimi i LDK-së, rezoluta për çmimet e naftës z...