Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në mesditë ka vazhduar debatin për zgjedhjen e qeverisë së re. Ish-ministri i Arsimit Arbër Ademi iu drejtua në gjuhën shqipe kryetarit të së Majtës, Dimitar Apasiev, pas së cilës Apasiev iu përgjigj:
“Nëse dëshironi të hyni në një diskutim material dhe të debatoni me mua, ju lutemi flisni në gjuhën maqedonase, sepse nuk përdor kufje kur më drejtohen drejtpërdrejt”, tha Apasiev.
Kjo nuk është hera e parë që Apasiev nuk shprehet kundër gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare në Kuvend. Ai më parë ka kundërshtuar materialet dhe dokumentet e Kuvendit edhe në gjuhën shqipe.
Debati parlamentar për zgjedhjen e qeverisë së re zgjat maksimumi dy ditë, ndërsa zgjedhja e qeverisë votohet pas përfundimit të tij, pra jo më vonë se 24 orë në ditën e dytë ose në këtë rast të dielën deri në mesnatë. (Tetova1)
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...