Deputeti i LDK’së: Po i humbim mbi 8 mijë hektarë tokë me Malin e Zi

17:19 | 28 Maj 2016
M. A.

Deputeti i LDK’së, Shpejtim Bulliqi ka thënë se s’do të përkrahë asnjë iniciativë që shkakton humbje të tokës së Kosovës. Ka thënë se Shteti po i humbë 8 mijë hektarë tokë nga shënimi i vijës kufitare me Malin e Zi. Ka kritikuar edhe zyrtarët e LDK’së që s’kanë kundërshtuar humbjen e tokave, por kanë dalë në mbrojtje të këtyre veprimeve.

Shpejtim Bulliqi, deputet i LDK’së, ka kritikuar bashkëpartiakët e tij, se pse nuk dolën në mbrojtje të tokave që po i humbë Kosova por po i kundërshtojnë ata që po ofrojnë fakte për këtë.

Këto kritika, Bulliqi i ka bërë në Kuvendin e Punës së LDK’së.

“Por te ju them te drejtën nuk kam prite një lufte kaq te ashpër nga bashkpartiaket e mi te cilët ne shumicën e rasteve e morën rolin e “super ekspertave” te kësaj fushe duke bere gara se cili do te jete me i ashpër ne paraqitjet e tyre televizive edhe pse kam prit qe këta do ta kenë brengen ma te madhe te humbjes se këtyre territoreve sesa brenga nga kush janë thëne këto sugjerime dhe vërejtje”, ka shkruar Bulliqi.

Me këtë rast, ai ka thënë se nuk do të këtë askush përkrahjen e tij, kur vendos që të humbë tokë të Kosovës. Ka thënë se Kosova po i humbë më shumë se 8 mijë hektarë tokë nga procesi i shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi. Krejt kjo për shkak të pazotësisë së Komisionit Shtetëror për demarkacionin.

“Per fund shprehe keqardhjen time te thelle per faktin qe nje nënshkrim i nje zyrtari shtetror i cilit do rangu qofte, qenka me i vlefshëm dhe nuk paska mundesi korrigjim se sa humbja e mbi 8000 ha toke te territorit te Kosoves, dhe nga ketu ju njoftoj publikisht qe per te tillet ne asnjë proces politik ne Kosove ne asnjë moment te karrieres sime politike nuk do ta kete përkrahjen tim”, ka shtuar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale