Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, pas miratimit të Ligjit për “Trepçën” ka thënë se zhvillimi i mëtejshëm i minierës do të varet nga Qeveria dhe nga udhëheqja e kompanisë. Ai bëri të ditur se hapi i radhës është studimi i fizibilitetit dhe ristrukturimi i “Trepçës”.
“Në këtë fazë “Trepça” duhet të prodhojë dhe fisnikërojë mineralet e saj të çmueshme dhe t’i shndërrojë në vlerë shtuese për mirëqenien ekonomike të Kosovës. Se sa do të arrihet kjo, varet tash nga ne që duhet ta zbatojmë ligjin, nga ne në institucione që kemi marrë besimin dhe përgjegjësinë për ta bërë këtë dhe po aq e edhe më shumë nga ata që do ta udhëheqin “Trepçën” në kohën para nesh”, ka thënë deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa.
Zvicra paralajmëron për toksinë cereulide në produktet për f...
Bedri Hamza reagon për lirimin e Smakajt, Shalës dhe Fazliut...
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja