Arben Gashi, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se situata politike në vend nuk është normale dhe se për këtë çështje duhet të gjendet sa më shpejt zgjidhje.
“Koalicioni i tanishëm nuk e ka shumicën, si rezultat i kësaj vendi ka hy në një krizë – kjo është arsyeja pse ka përplasje politike në Kuvend, por që janë përplasje normale”, ka thënë Gashi në Info Magazine.
“Në një situatë të tilla kur Kuvendi dhe Qeveria janë të paaftë të marrin vendimi zgjedhjet janë zgjidhja e vetme Personalisht mendoj se një mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë duhet të ndodhë sa më shpejt”.
“Është vendim politik që merret nga partia jonë, pastaj edhe nga partitë tjera në opozitës. Që të jetë mocioni i suksesshëm duhet ta votojnë 61 deputetë”.
Ai ka thënë se rrëzimin e Qeverisë mund ta bëjnë edhe me deputetët e Listës Serbe.
“Nëse kishte logjike politike dhe patriotike që Qeveria të formohej me deputetët e Listës Serbe, atëherë pse nuk a logjikë politike dhe patriotike që kjo Qeveri të rrëzohet nga po këta deputetë”
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...