Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka reaguar pas votimit për kandidaturën e Hekuran Muratit si kryetar i Kuvendit, duke thënë se kurrë më parë nuk ka votuar “kundër” me më shumë kënaqësi sesa sot.
Sipas tij, Murati ka bllokuar qëllimisht buxhetin e Prishtinës ndër vite dhe ka penguar zhvillimin ekonomik të vendit.
“Asnjëherë nuk kam votuar kundër me më shumë kënaqësi sesa sot. Hekuran Murati, një njeri që ka bllokuar me qëllim buxhetin e Prishtinës ndër vite, që ka penguar ekonominë e vendit dhe i ka fryrë përçarjes politike, normalisht nuk mund të ketë votën time. Njerëzit me qasje të tillë duhet të largohen nga udhëheqja politike. Problemi i ecjes përpara në Kosovë është mendësia e prapambetur politike”, tha ai./Arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...