Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli i cili ditë më parë rezultoi pozitiv me COVID-19, ka bërë të ditur se është drejt përballimit me sukses të këtij virusi.
Avdyli ka thënë se sot ka filluar ditën me shumë pak simptoma.
“Sot e fillova një ditë me shumë pak simptoma. Po shkoj drejt përmbylljes së suksesshme të përballimit me COVID. Faleminderit të gjithëve për thirrjet (disa skam mund edhe ti hap), mesazhet, shkrimet e ndryshme. Faleminderit e ju dua të gjithëve . Shpejt edhe do shihemi”, ka shkruar Avdyli në Facebook.
Ndryshe mbrëmë u konfirmuan 195 persona me COVID-19, duke e quar në total numrin e të prekurve në 3703, kurse deri më sot janë shëruar 1946 dhe raste aktive janë 1678.
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...
Aksident me fatalitet në Vlorë, dy të vdekur e një i lënduar...
320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosov...