Një përplasje e re është nisur në mes të partnerëve të koalicionit LDK-AAK. Kësaj here, deputeti i AAK’së, Gazmend Syla e ka kritikuar Armend Zemajn, ministër i Shëndetësisë për menaxhimin e situatës me COVID 19. Nga dy subjektet tash e disa kohë kanë pasur kritika për njëra tjetrën lidhur me punën në dikastere.
Deputeti i AAK’së, Gazmend Syla thotë se qytetarët që kanë komplikime nga COVID 19 harxhojnë deri në 600 euro vetëm për medikamente.
“Qytetarët e Kosovës që kanë komplikime prej Covid-19 ,e që kanë nevojë për trajtim disa herë në ditë në institucionet mjekësore, harxhojnë deri në 600 euro (me raste edhe më shumë) për medikamente.
Disa prej tyre e kanë ndonjë të afërm në diasporë, disa të tjerë kanë paga që iu mundësojnë të marrin hua apo kredi”, thotë ai, duke pyetur se çka bëjnë qytetarët që nuk i kanë ato mundësi.
Sipas tij, përgjegjësit e shëndetësisë në vend vetëm dalin e siç thotë ai “krrokatin” e reklamohen para kamerave.
“Përgjegjësit për shëndetësinë në vend, vetëm dalin e krrokatin e reklamohen para kamerave dhe asnjë gjë tjetër, avaz ky që zgjat prej ditës së parë të pandemisë. Zotin e paçim në ndihmë”, ka thënë Syla./arbresh.info/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A