Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas tensioneve në Kuvendin e Kosovës ku kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari ua ka ndërprerë fjalën deputeteve Vlora Çitaku, Hykmete Bajrami dhe Time Kadrijaj.
Sipas Deliu-Kodrës, Dehari ka dëgjuar “urdhrin” që në seancë të ketë vetëm propozime e jo debat.
“Vlora Çitakut, Hikmete Bajramit dhe Time Kadrijajt, ju mohua e drejta të flasin në foltoren e Kuvendit. Në vend të fjalës, dëgjuam urdhra: “Vetëm propozim! Për debat nuk ka. Përndryshe… sigurimi.””, ka shkruar deputetja në llogarinë e saj në Facebook.
Deputetja shtoi se një gjë e tillë nuk është demokraci, e as frymë e Kushtetutës, duke shtuar se në vend të bashkëpunimit po shihet bllokim, arrogancë dhe përpjekje për ta kthyer votën ne farsë.
“Kjo nuk është demokraci. Kjo nuk është as fryma e Kushtetutës, as respekt ndaj qytetarëve që kanë votuar për përfaqësim të barabartë. Gjykata Kushtetuese ka folur qartë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve. Por në vend të bashkëpunimit, po shohim bllokim, arrogancë dhe përpjekje për ta kthyer votën ne farsë”, ka shkruar ajo.
Aksion i gjerë pastrimi për sezonin turistik në Pogradec, Ra...
Gjysmëhëna e Kuqe: 82,000 objekte civile të goditura në Iran
Haxhiu: 24 marsi 1999 ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosov...
Kurti priti në takim drejtues dhe përfaqësues të organizatav...
Kryesia e PDK-së: Rruga e vetme janë zgjedhjet e reja
Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, dëbon...