Sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahet një seancë e përbashkët e deputeteve nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe nga Lugina e Preshevës.
Në një njoftim nga Kuvendi i Kosovës bëhet e ditur se në shenjë të 8 marsit – Ditës së Grave, mbahet seancë e përbashkët e deputeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me deputetet nga Shqipëria dhe Maqedonia, si dhe gratë politikane nga Mali i zi dhe Presheva.
Seanca mbahet në sallën e Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 11:30.
Para se të fillojë seanca, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Grupi i Grave Deputete do të presin mysafiret e kësaj seance në hollin e Kuvendit, duke filluar nga ora 11:00. /arbresh.info
Ten Hag: De Gea nuk e ka të garantuar vendin në formacionin ...
Shefi i EULEX-it dënon sulmet ndaj KFOR-it në veri: Sot sund...
Armëpushimi i Sudanit do të zgjatet me pesë ditë
Basha dënon dhunën e serbëve ndaj KFOR-it: Njohja e Kosovës ...
Kryetari i Leposaviqit mbetet i bllokuar – do ta kalojë natë...
Vuçiq nesër do të takohet me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës ...