Deputetët nuk duan të flasin për paditë në Arbitrazh

16:38 | 17 Nëntor 2016
M. A.

Pas kërkesës së kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa që mos të diskutohet për kompaninë Axsos, asnjë deputet nga pozita nuk ka diskutuar në debatin e thirrur nga deputetja e pavarur, Margarita Kadriu-Ukelli, lidhur pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Pas fjalimit të kryeministrit Mustafa, kryesuesi në seancën e sotme hapi debatin por asnjë deputet nuk deshi të flas lidhur me këtë çështje. Ndërkohë, deputetja Margarita Kadriu-Ukelli, tha se nëse deputetët nuk duan të flasin për këtë çështje ajo më nuk ka koment.

“Deputet jeni të paparë, nëse ju nuk dëshironi të flisni, atëherë më së miri le të iu shohin votuesit tuaj”, tha Kadriu-Ukelli.

Ajo ka propozuar që qeveria të autorizojë prokurorinë për hetime të këtyre rasteve, qeveria të ndërmerr veprimet për të siguruar për mbrojtje profesionale dhe Kuvendin ta njoftoj për shumat që duhet paguar kompanive. Megjithatë, as këto propozime nuk gjeten interesimin e deputetëve.

Shpërndaje në rrjete sociale