Deputetët në përkrahje të mësimdhënësve, kërkohet të rritet paga minimale në Kosovë

11:54 | 30 Janar 2019
M. A.

Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar për ligjin për pagat dhe grevën e mësimdhënësve.

Deputeti Faton Topalli ka folur për pagën minimale në Kosovë. Ai ka thënë se janë bërë 9 vite që kur është caktuar paga minimale në Kosovë dhe ende nuk  është ndryshuar.

“Paga minimale nuk ka ndryshuar ende edhe pas lëtyre viteve. Janë bërë 9 vite që kur është caktuar paga minimale nga qeveria edhe pse do të duhet të ndryshonte çdo vit. Nuk ka pasur një vendim qeverie për përcaktimin e pagës minimale. Është diskutuar që paga të jetë 220 euro por nuk është bërë e ditur a ka shkuar ky vendim në qeveri ndonjëherë. Asnjëra nga qeveritë nuk kanë marr vendime për këtë asnjë qeveri deri më tani. Nuk është e drejt që çdo punëtor merr të ardhura edhe në sektorin privat edhe publik dhe paga minimale ta mos rritet”, tha Topalli.

E deputetja Valentina Bunjaku ka folur për grevën në arsim duke thënë se më së shumti do të dëmtohen nxënësit në shkollën fillore.

Ajo ka kritikuar qeverinë që ka rriture pagat e tyre dha ka krahasuar pagat e rojeve dhe shoferëve me pagat e mjekëve dhe mësuesve.

“Greva në procesin mësimor do të ketë pasoja ta mëdha. Pasojat do ti kenë më së shumti nxënësit e klasës së parë dhe të dytë ku mësojnë shkronjat e para. Nuk është e vërtetë që për këto pasoja kanë fajtor mësimdhënësit dhe SBASHKU. Është Qeveria që rriti pagat për vetën e tyre dhe të ministrave ndërsa zemëroi mësimdhënësit, shërbyesit civil, mjekët, infermierët.  Ata kanë të drejt kur thonë që nuk bëhet fjalë vetëm për pagën e tyre por degradimi i tyre duke i barazuar me rojet e shoferët e politikanëve”, tha ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale