Deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e 9 shkurtit do të mblidhen sërish nesër në Kuvendin e Kosovës, në përpjekjen e 21-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.
Seanca do të mbahet të dielën, më 25 maj, nga ora 11:00, me shpresën se do të arrihet më në fund formimi i komisionit për votim të fshehtë dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.
Në përpjekjen e fundit, të mbajtur të premten, sërish nuk u arrit të krijohej komisioni zgjedhor. Nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari, seanca nuk pati kuorum për vendimmarrje, pasi partitë opozitare – PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK-Nisma – nuk propozuan përfaqësuesit e tyre për anëtarë të komisionit.
Në votimin për përbërjen e komisionit, bazuar në propozimet nga seancat e kaluara, morën pjesë vetëm 53 deputetë, të cilët votuan në mënyrë unanime “për”, pa asnjë votë kundër apo abstenim – numër i pamjaftueshëm për të çuar përpara procesin./Arbresh.info
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...
Mazda shtyn prezantimin e veturës së parë elektrike