Sot në mëngjes një delegacion prej tetë politikanësh kosovarë do të nisen për një vizitë zyrtarë në Preshevë, Medvexhë dhe Bujanovc.
Nait Hasani ka treguar se ai së bashku me kolëgët e tij, Ismail Kurteshin, Arbërie Nagavcin, Teuta Haxhiun, Valentina Bunjakun, Nait Hasanin, Arban Abrashin dhe Valon Ramadanin do të qëndrojnë për dy ditë radhazi në tre komunat e banuara me shqiptarë në Serbi, për t’u njohur nga afër me zhvillimet dhe kushtet e tyre në administratë, të pushtetit lokal, të mediave, zhvillimit të arsimit, njohjen e diplomave, furnizimin me literaturë dhe libra për nxënës të shkollave atje, interesimin për mësuesit dhe kushtet që i kanë dhe për ata që i kanë kryer studimet në universitete të Kosovës dhe që punojnë atje, a po u njihet e drejta apo jo dhe sipas Hasanit si kërkesë është edhe heqja e kuotës për regjistrime në universitet.
Ai po ashtu tregoi se kërkesën për vizitën atje ia kanë dërguar përfaqësuesit në Beograd, i cili ua ka përcjellë autoriteteve serbe dhe ata e kanë pranuar, duke ua konfirmuar dje dhënien e lejes./indeksonline/
Hajdari thotë se nuk ka marrë ftesë, Gjykata: U dërgua më 19...
Në këto zona të kryeqytetit s’do të ketë ujë, shkak interven...
Ganimete Musliu: Nëse Kurti i merr sërish 42%, unë vetë do t...
Barcelona po synon transferimin sensacional të Mohamed Salah...
Liderët fetarë në Kosovë firmosin deklaratë kundër dhunës me...
Reagon Rozeta Hajdari pas anulimit të seancës: Nuk kam pranu...