Garda ka montuar një shkallë e cila pritet të përdoret për hyrje- daljet e deputetëve nga kalaja e Tiranës, ndërsa një tjetër masë nga policia është dhe vendosja e telit me gjemba në hyrje të parlamentit, me qëllim parandalimin e protestuesve nëse do ketë thyerje të kordonit të policisë.
Garda dhe policia gjithashtu kanë rrethuar me rrjeta teli dhe godinën e kryeministrisë, për ti paraprirë ndonjë zhvendosje të mundshme, siç ndodhi dhe gjatë protestës, që deputet e opozitës dorëzuan mandatet.
Në protestë pritet të angazhohen mbi 1000 punonjës policie të cilët do të krijojnë një kordon më të gjerë se gjatë protestave të tjerë, me qëllim ruajtjen e godinës së parlamentit, ndërsa një mundësi nga policia është dhe bllokimi i pedonales deri tek ministria e brendshme.
Gjatë fundjavës policia ka montuar dhe kamera sigurie me rezolucion të lartë, të cilat me anë të zmadhimit, do të dokumentojnë të gjithë aktivitetin e protestuesve.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...