Deputetët e Maqedonisë së Veriut sot miratuan rreth 20 ligje që kryetari Ivanov nuk i nënshkroi.
Për to nevojiteshin 61 vota ndërsa mes tyre ishin edhe ligjet ekonomike, Ligji për subvencione të kredisë banesore, si dhe ligji për huazim te banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim, përcjell telegrafi maqedoni.
Krahas këtyre ligjeve votohen edhe Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi si dhe Ligjin për ndjekjen e komunikimeve elektronike.
Pas votimit pritet që këto ligje të shpallen në “Gazetën zyrtare”. Mos nënshkrimin e këtyre ligjeve nga kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov u kritikua nga partitë politike në pushtet LSDM dhe BDI të cilët akuzuan se po i pengon proceset reformuese ndërsa nga kabineti i Ivanov thanë se kryetari po bën punën e tij edhe në ditët e fundit të mandati të tij.
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...