Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) mbeten në dysh sa i përket Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, pavarësisht deklaratës së kreut të tyre për unifikim ndaj kësaj çështjeje.
Emrat më të zëshëm brenda këtij subjekti, të cilët kanë kundërshtuar fuqishëm këtë marrëveshje ende janë kundër saj pa marrë parasysh fjalët e kryeministrit Mustafa, kurse ka edhe të tjerë deputetë që e mbajnë qëndrimin e tyre të fshehur për Marrëveshjen e Demarkacionit, shkruan “Zëri”.
Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, ende beson në kalimin e Marrëveshjes së Demarkimit të Kufijve.
“Po, besoj dhe shpresoj”, ka thënë ai, duke theksuar se shpreson që deputetët e LDK-së të cilët nuk e përkrahin këtë marrëveshje të ndërrojnë mendje.
“Të shpresojmë se po”, ka përfunduar Gecaj.
Në anën tjetër edhe deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Nait Hasani, nuk beson në kalimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
Sipas tij, që kjo marrëveshje të kalojë duhet bërë konsensus mes partive politike.
“Unë nuk besoj se do të kalojë kjo marrëveshje pa konsensus mes partive politike për çështje kombëtare siç është demarkacioni”, ka thënë Hasani.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim