Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të prirë nga shefi i Grupit Parlamentar Avdullah Hoti, kanë takuar në Kuvendin e Kosovës, Presidentin e Sllovenisë SHTZ Borut Pahor, transmeton arbresh.info.
Në takim u bisedua për rolin e Sllovenisë si shtet mik i Kosovës dhe për të arriturat dhe sfidat e vendit tonë në prag të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Presidenti Pahor vlerësoi lart kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në shtet ndërtimin e vendit dhe konsistencën e vazhdueshme në përkushtimin për integrimet euroatlantike.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Hoti, e cilësoi si tepër të çmueshme mbështetjen e Sllovenisë në përpjekjet e Kosovës për zhvillim ekonomik dhe anëtarësim në organizmat e rëndësishëm ndërkombëtar.
Në takim me Presidentin Pahor morën pjesë nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala, shefi i GP LDK, Avdullah Hoti, dhe deputetët Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku Driton Selmanaj dhe Doruntinë Maloku./arbresh.info/
Ron Raçi shkëlqen në fitoren e Hajdukut ndaj Rijekas
Kosova forcon masat e sigurisë në pikëkalimet kufitare
Vetura godet për vdekje një këmbësor në Bresje të Fushë Koso...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit jep detaje pas gjetjes së trupit...
Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta pa...
Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i...