Deputetë e zyrtarë tjerë të AAK-së kanë përkujtuar, të enjten, 18 vjetorin e Epopesë së UCK’së në Dukagjin.
Ata me këtë rast kanë bërë homazhe dhe nderime në varrezat e 85 dëshmorëve të Gllogjanit në Deçan.
Në mesin e të vrarëve në Gllogjan janë edhe vëllezërit dhe familjarë tjerë të kreut të AAK’së, Ramush Haradinaj.
Fotografi nga këto homazhe ka shpërndarë deputeti i AAK’së, Pal Lekaj i cili kreu homazhe bashkë me deputet tjerë të partisë, Donika Kadaj-Bujupi, Teuta Haxhiu, Ali Berisha etj..
“Sot, me rastin e shënimit të 24 Marsit, 18-vjetorit të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin, dhe përvjetorit të fillimit të fushatës bombarduese të NATO-s ndaj forcave shoviniste okupatore serbe. Ne sot u përulem para veprave dhe sakrificave të çdo ushtari të UÇK-së të cilët morën pjesë në luftën çlirimtare te atdheut tone të shtrenjtë.
Dhe njëkohësisht falënderojmë NATON e cila dha gjithçka nga gjiri i saj që ne të jetonim të lirë. Lavdi Dëshmorve!”, ka shkruar Lekaj në facebook.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...