Policia, më 08.05.2019, ka pranuar informatën nga zyrtarë të një banke, se në degët e saj në Fushë Kosovë dhe Malishevë, janë deponuar përmes bankomatit një shumë parash, që dyshohet të jenë të falsifikuara, shkruan arbresh.info.
Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Prishtinës, sipas njoftimit të policsë ka filluar menjëherë hetimet intensive rreth këtij rasti. Policia ka grumbulluar të dhëna dhe prova të mjaftueshme të cilat kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar të përfshirë në veprimtari penale ‘falsifikim i parasë’ dhe ‘mashtrimi’.
“Më, 15 maj 2019, policia ka arrestuar dy të dyshuarit, D. R. viti i lindjes 28 vjeçar dhe F. Z. 23 vjeçar. Të arrestuarit dyshohet se në degën e bankës në Fushë Kosovë kanë deponuar 13 (trembëdhjetë) kartëmonedha nga 500 euro dhe në degën e bankës në Malishevë kanë deponuar 17 (shtatëmbëdhjetë) kartëmonedha nga 500 euro. Vlera e përgjithshme e parave që dyshohet të jenë të falsifikuara është 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) euro, bën të ditur policia.
Të dyshuarit, janë intervistuar nga hetuesit policorë në prani të avokatëve mbrojtës. Me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari D.R. dërgohet në mbajtje për 48 orë, kurse e dyshuara F.Z. lirohet në procedurë të rregullt./Arbresh.info
Osmani u bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në vo...
Lulzim Hetemi voton: Shteti ndërtohet me përgjegjësi qytetar...
KQZ njofton se deri në orën 15:00 kanë votuar 24,91% e qytet...
Shqipe Selimi voton bashkë me djalin: Bëje edhe ti pjesën të...
Kryetari i KQZ-së deklarohet sërish për problemet me rrymë n...
Pacolli: Sot të votojmë për lirinë, jo vetëm për pushtet