Policia e Kosovës ka raportuar se një menaxhere e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar monedha të falsifikuara.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, thuhet se janë deponuar rreth 732 monedha metalike nga 2€, në vlerë rreth 1464 €, të cilat dyshohet të jetë të falsifikuara.
Rasti është iniciuar si rast nën hetime.
“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 15.02.2024. Ankuesja femër kosovare, menaxhere e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar rreth 732 monedha metalike prej 2€, në vlerë rreth 1464 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Parat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Deçani përkujton 28-vjetorin e `Epopesë së Dukagjinit`
37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së ...
Moti sot kryesisht i vranët, temperaturat arrijnë 13 gradë
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...