Ambasadori amerikan në Kosovës, Greg Delawie ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë që vija kufitare me Malin e Zi është e drejtë dhe fer.
Delawie ka thënë se ekspertët e Departamentit Amerikan e kanë shqyrtuar Demarkacionin dhe kanë konstatuar se çdo gjë është sipas rezultateve që ka dhënë Komisioni Qeveritar i Kosovës për këtë çështje, shkruan arbresh.info.
“Marrëveshja për Demarkacionin është një marrëveshje e drejtë dhe fer, Departamenti Amerikan i shtetit e ka shqyrtuar vijën kufitare prej kur kanë qenë krahina në ish-Jugosllavi. Kjo vijë ka ekzistuar me dekada dhe epsertët qeveritarë e kanë shkruar me teknologji bashkëkohore, me GPS dhe ne e ndjejmë se kjo marrëveshje duhet të kaloj dhe të miratohet dhe është me rëndësi që të kemi një vijë kufitare siç e kemi për shembull me Maqedoninë”, është shprehur Delawie në forumin e Lëvizjes “FOL”./Arbresh.info.
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...
Ekipi i Artemis II afër Hënës, arrin distancë rekord të flut...
Kurti: Do përpiqem për takim me Hamzën, PDK kërkoi që t’i be...
Me flamuj kuq e zi, studentët shqiptarë protestojnë në Maqed...
Kurti: Me Abdixhikun patëm takim konstruktiv e dashamirës, ë...