Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar me një deklaratë e cila vjen pas një situate të komplikuar politike në Kosovë, ku së fundi është folur edhe për korrigjim të kufirit me Serbinë, për një autonomi të pjesës veriore, dhe për një bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën.
Vendi mik edhe njëherë ka thënë se e mbështet fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës është thelbësor për qëndrueshmërinë rajonale”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të shtetit.
“Normalizimi po ashtu do t’iu hapte rrugë të qarta të dyja vendeve drejt anëtarësimit eventual në Bashkimin Evropian”.
“Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës”.
“Tash është koha që palët të jenë kreative dhe fleksibile”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...