Google ADS

Dënohet me tri vjet burg një person për sulm seksual ndaj të miturës

16:35 | 12 Korrik 2023
E.H

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me burgim për tri vjet të akuzuarin M.H. për veprën penale sulm seksual.

Siç thuhet në njoftim, viktima është e moshës së mitur.

“I akuzuari M.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri (3) viteve, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 27.07.2022 e deri më datë 10.05.2023. Të akuzuarit M.H i ndërpritet masa e paraburgimit me aktvendim të veçantë. E dëmtuara e mitur me përfaqësuesin ligjor, për realizimin e kërkesës pasurore – juridike udhëzohet në kontest civil. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale