Gjykata Themelore në Pejë ka dhënë vendimin në një rast të rëndë të tentativës për vrasje, duke dënuar të pandehurin A.H. me 6 vite burgim efektiv.
Sipas komunikatës për media, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Armend Lokaj dhe anëtarët gjyqtarë Sami Sharraxhiu dhe Petrit Nrecaj vendosi që A.H. të dënohet me 6 (gjashtë) vite burgim efektiv për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata thekson se “kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit, përmes kësaj Gjykate, pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë.”/rtk
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi