Është dënuar me burgim dhe gjobë ish-gjyqtari Kolë Puka, i akuzuar për një varg veprash penale.
Ish-gjyqtari Kolë Puka, i akuzuar mes tjerash për nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore, pastrim parash e mashtrim është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me burg dhe gjobë.
Gjykata Kolë Pukës ia shqiptoi sot dënimin me 4 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë.
Kolë Puka nuk do të ketë të drejtë ta ushtrojë për tre vjet profesionin e juristit, ndërsa do t’i konfiskohet edhe pasuria e përfituar nga veprat penale për të cilat akuzohej.
Në seancën e kaluar kur u dha fjala përfundimtare, Kolë Puka u mbrojt në heshtje, ndërsa avokati i tij Tahir Rrecaj kërkoi ekspertizë financiare për përfitimin material të fituar kundërligjshëm për të cilin akuzohej i mbrojturi i tij.
Propozimi i Rrecajt qe hedhur poshtë nga gjykata.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër