Google ADS

Dëmtohet shtëpia e një kosovari në veri, vendosen mesazhe me shkronja cirilike

12:15 | 4 Dhjetor 2023
A Z

Në veri është dëmtuar  një shtëpi e një kosovarit e cila ishte në ndërtim e sipër.

Sipas policisë, disa të panjohur, kanë shkruar mbishkrime me ngjyrë të zezë në mure si dhe në dysheme me shkronja cirilike.

Rasti nën hetime.

“Mitrovicë Veri 02.12/03.12.2023 – 17:00-18:00. Me 03.12.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se shtëpia të cilën ishin duke ndërtuar, person-a të panjohur e kishin dëmtuar pjesërisht dhe kishin shkruar mbishkrime me ngjyrë të zezë në mure si dhe në dysheme të shkruara me shkronja cirilik. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë./Arbresh.info/