Komuna e Prishtinës e ka dënuar sjelljen e asambleistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, i cili dëmtoi mikrofonat në sallën e Kuvendit Komunal.
Në reagimin e komunës thuhet se ky akt është një goditje brutale ndaj vlerave tona institucionale dhe një fyerje ndaj qytetarëve që presin nga përfaqësuesit e tyre të mbrojnë dhe avancojnë interesat e përbashkëta, jo të shkatërrojnë atë që u përket të gjithëve, shkruan Arbresh.info.
“Prej muajsh, asamblistët e Vetëvendosjes kanë bllokuar çdo iniciativë në të mirë të qytetarëve, duke përfshirë këtu edhe miratimin e buxhetit me qëllim që të krijojnë ngërç dhe të bllokojnë ofrimin e shërbimeve jetike për qytetarët.”, thuhet mes të tjerash në reagim.
“Sot, Vetëvendosje e demaskoi veten, duke dëshmuar se qëllimi i tyre i vërtetë ka qenë dhe mbetet: përdhosja e institucioneve dhe penalizimi i qytetarëve.”, thuhet tutje.
Komuna thotë se kjo sjellje është një akt i turpshëm që meriton dënimin e çdo qytetari dhe të çdo institucioni demokratik.
Tutje, ky institucion ka kërkuar nga organet e rendit që ta trajtojnë këtë rast me seriozitet maksimal, “si për pengesën që iu bë përfaqësuesve në ushtrimin e detyrave të tyre kushtetuese, ashtu edhe për dëmtimin e pronës publike.”
“Institucionet nuk janë fushëbeteja të interesave të ngushta politike, por baza mbi të cilën qëndron mirëqenia e qytetarëve. Veprime të tilla nuk janë vetëm të papranueshme, por edhe të rrezikshme për stabilitetin tonë si shoqëri demokratike.”, thuhet në reagimin e komunës së Prishtinës.
Ndryshe, deputeti i LDK-së, Avdullah hoti ka publikuar një video ku shihet shefi i asamblistëve të VV’së në komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, në një video që është publikuar, shihet duke demoluar pajisjet në sallën e mbledhjeve në Komunën e Prishtinës./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...