Komuna e Lipjanit, ka njoftuar qytetarët e saj se gjendja me vërshimet është rënduar si pasojë e reshjeve të shiut. Nga komuna bëhet e ditur edhe se gjendja më e rënduar është në Rubovc, Konjuh, Qylagë, Banullë, Akllap, Smallushë, Hallaq i Vogël, Rufc dhe Gadime.
Po ashtu, bëhet e ditur se janë dëmtuar dy ura, dhe ka dëmtime edhe në infrastrukturën publike dhe ekonomitë familjare.
‘‘Komuna e Lipjanit ka themeluar Shtabin Emergjent, i cili është aktiv dhe në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet relevante. Ekipet janë në terren, duke menaxhuar situatën dhe duke ofruar ndihmë sipas mundësive dhe nevojave të paraqitura’’, thuhet mes tjerash nga komuna e Lipjanit.
Inteligjenca amerikane: Kina po përgatit armatim për Iranin
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...