Shkumbin Demolli së fundi ka deklaruar që është larguar përfundimisht nga Partia Euroatlantike e Kosovës, meqenëse thotë se Milaim Zeka e ka larguar nga lista e kësaj partie me emrat që do të garonin për deputetë.
I ftuar në emisionin FRONTAL të T7, Demolli ka thënë se nuk është i nevojshëm për një rrogë të deputetit, megjithatë ai thotë se nuk dëshiron që t’i rininë e Kosovës teksa ikin nga vendi, shkruan Gazeta Express.
“ Nuk jam i nevojshëm për rrogën e deputetit. Por nuk dua që ti shoh qytetarët e Kosovës të ikin prej vendit”, ka thënë Demolli.
Ndër të tjera ai ka thënë se qytetarët do ta ndëshkojnë partinë e Zekës për veprimin që ka marrë, për ta larguar Demollin nga lista për deputetë.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje