Ministria e Mbrojtjes së Letonisë do ta ndihmojë MFSK-në dhe FSK-në në aspektin e procesit të transformimit, si dhe në aspektin afatgjatë të anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE.
Këtë përkrahje e ka marr ministri i FSK-së, Haki Demolli, gjatë qëndrimit në Letoni, ku me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së këtij vendi, ministri Demolli i shoqëruar edhe nga Drejtori i Drejtorisë për Politika dhe Plane, Faruk Geci, si dhe atasheu i ushtarak i Kosovës në Belgjikë, kolonel Ahmet Ajeti po qëndrojnë në konferencën e 10 të sigurisë “Konferenca e Rigës” (Riga Confrence).
Gjatë ditës së djeshme, ministri Demolli me bashkëpunëtor ka pasur takim të veçantë me ministrin e Mbrojtjes së Letonisë, Raimonds Bergmanis, me të cilin ka diskutuar për mbështetjen e më tejme të Letonisë me këshilltarë në kuadër të Ekipit Këshillues të NATO-s, por edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mbi bazën e marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar më herët në mes të dy ministrive përkatëse.
Me këtë rast është kërkuar që grupet punuese të krijojnë n jë plan konkret të bashkëpunimit, me ato aktivitete që do mund të nënshkruhen në vizitën e radhës të Ministrit të Mbrojtjes së Letonisë në Kosovë, me qëllim që ky plan bashkëpunimi të realizohet gjatë vitit 2016.
Po ashtu, ministri Bergmanis u angazhua që Ministria e Mbrojtjes së Letonisë të ndihmojë MFSK-në dhe FSK-në në aspektin e procesit të transformimit, sidomos në aspektin e funksionalizimit të strukturës së ardhshme të Ministrisë dhe Forcës, si dhe në aspektin afatgjatë të anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE.
Sipas një komunikate të MFSK-së, në sesionet e rregullta të konferencës është duke u diskutuar për çështje të rëndësishme si: ngritja gjeo-ekonomike, NATO në mbrojtjen e stabilitetit global, QUO VADIS Rusi në shekullin 21, përgjigja në gjeneratën e re të luftës, e ardhmja evropiane dhe çështje tjera.
Në këtë konferencë po marrin pjesë Presidenti, Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes se Letonisë, Kryeministri i Ukrainës, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, ambasador të vendeve të ndryshme, ushtarak dhe ekspert të fushës së mbrojtjes dhe sigurisë.
ZKA fillon auditimin për sigurinë e nxënësve në shkollat pub...
Anëtarësimi në BE, Rama: Na kanë vënë kushte që nuk i merrni...
Kosova në pritje të buxhetit, ekspertët paralajmërojnë kolap...
Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në fokus të takimit Durmishi–Ha...
Punëtorët e Spitalit të Mitrovicës protestojë pas sulmit nda...
Tërmet në Shqipëri